Na’Vi kalon FaZe dhe rikthehet në vendin e parë në renditjen botërore të CS:GO

Ekipi ukrainas Na’Vi është rikthyer në vendin e parë në ranglistën botërore të CS:GO, pas sukseseve të tyre të fundit.

Edhe pse në Major u mposhtën nga ekipi FaZe, Na’Vi pas ardhjes së lojtarit të ri ‘sdy’ është duke treguar paraqitje të mira.

Së fundmi ata fituan turneun Blast Premier, ndërsa formë të mirë po tregojnë edhe në turneun IEM Cologne, ku tashmë kanë siguruar gjysmëfinalen.

Pas përditësimit të fundit nga HLTV, ngritjen më të madhe në ranglistën botërore të CS:GO e ka pasur ekipi brazilian 00Nation të cilët kaluan në vendin e 19-të.

Ndërsa ekipi shqiptar Bad News Eagles kanë kaluar nga vendi i 21-të në të 26-tin.


Më poshtë e gjeni renditjen e 20 ekipeve më të mira të botës në CS:GO:
1.Na’Vi
2.FaZe
3.ENCE
4.Cloud9
5.Vitality
6.G2
7.BIG
8.FURIA
9.NIP
10.Heroic
11.Astralis
12.Spirit
13.Movistar Riders
14.MOUZ
15.OG
16.Outsiders
17.Liquid
18.Imperial
19.00Nation
20.forZe
Go to TOP