NATO i mirëkupton shqetësimet e Turqisë në raport me Suedinë dhe Finlandën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka mirëkuptuar shqetësimet e Turqisë në lidhje me kundërshtimin e saj për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Suedia dhe Finlanda kanë aplikuar për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore muajin e kaluar, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Por ata janë përballur me kundërshtimin e Turqisë, e cila i ka akuzuar për mbështetjen dhe strehimin e militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që Ankaraja i konsideron “terroriste”.
“Këto janë shqetësime legjitime. Kjo ka të bëjë me terrorizmin, ka të bëjë me eksportet e armëve”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi të dielën me presidentin finlandez Sauli Niinisto në Naantali.
Stoltenberg ka thënë se Turqia ishte një aleat kyç i NATO-s për shkak të vendndodhjes së saj strategjike në Detin e Zi midis Evropës dhe Lindjes së Mesme dhe ai përmendi mbështetjen që Ankaraja i ka dhënë Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt.
“Duhet të kujtojmë dhe të kuptojmë se asnjë aleat i NATO-s nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste se Turqia”, ka deklaruar sekretari i NATO-s.
Comments