Napolit s`i mjafton goli i Rrahmanit, Barça në çerekfinale

Barcelona ka siguruar një vend në çerekfinale të Champions League pas fitores ndaj Napolit në ndeshjen e dytë të fazës 1/16.

Ndeshja e zhvilluar të martën në “Estadio Olimpico Lluis Companys” ka përfunduar me rezultatin 3-1 në favor të skuadrës spanjolle.

Lepez ka kaluar në epërsi Barçën në minutën e pesëmbëdhjetë, ndërsa Cancelo e ka rritur avantazhin në 2-0 vetëm pas dy minutash. Napoli ka reaguar me golin e Rrahmanit në minutën e tridhjetë, i cili erdhi pas një topi të dhënë nga Politano.

Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Lewandowski ka siguruar fitoren për Barcelonën në minutën e tetedhjetë e katërt.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave ishte mbyllur me rezultat 1-1. 

Go to TOP