Napoli mund Atalantën, ngjitët në krye të Serie A
Napoli ka vazhduar formën e shkëlqyer në shtëpi, duke e mundur Atalantën 3-1 dhe duke i shuar entuziazmin e Raffaele Palladinos në debutimin e tij në stol.
David Neres shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa Noa Lang vulosi një 45-minutësh dominues për kampionët në fuqi.
Atalanta u rikthye në lojë me një gol të Gianluca Scamaccas në minutën e 52-të dhe për disa minuta krijoi presion serioz, por Napoli u rikuperua shpejt dhe menaxhoi ndeshjen me përvojë deri në fund.
Me këtë fitore, Napoli ngjitet përkohësisht në krye të Serie A dhe zgjat në 17 ndeshje serinë pa humbje në shtëpi.
Atalanta, ndërkohë, mbetet në krizë me tetë ndeshje rresht pa fitore në kampionat.
