Albin Kurti në shërbim të projekteve serbe nga energjetike tek ato politike: Shpërblen vazhdimisht djalin e shefit të armatës serbe, Vuk Hamoviç!

Shkruan: Idriz MORINA

Gojën përplot nacionalizëm, kinse urrejtje për Listën serbe, por tymnajë për të fshehur mbështetjen e hapur për serbët.

Që nga autonomia me kompetenca speciale për serbët, e bërë nga ai me Marrëveshjen e Ohrit, deri tek favorizimi i rrjetit të figurave qendrore të strukturave të ushtrisë serbe!

“Vuk Hamoviç, sot ka fituar ankand për transmisionin e energjisë. Ai fiton thuaja çdo ditë.

I kam kërkuar ZRRE-së pezullimin e lejes së kompanisë së tij në Kosovë,

Ka edhe kompani të tjera, por ky fiton çdo ditë!”, ka deklaruar në televizion aktivistja e politikave të energjisë, Janina Ymeri!

“Ku po mbetet siguria kombëtare Albin Kurti kur energjia elektrike është në dorë të djalit të Rade Hamovic? Sipas teje në EFT është edhe djali i Aleksander Rankoviç, e EFT fiton transporte për Kosovë me nga dy kompani të veta brenda ditës duke qenë ti kryeministër në detyrë.  A po punohet në siguri kombëtare apo “dhurata” për armikun?”, ka shkruar më parë Ymeri.

Albin Kurti, ka refuzuar ndërtimin e termocentralit me gaz amerikan!

Po ashtu ka anuluar projektin e termocentralit Kosova e re, me thëngjill!

Kjo sjellje duke mbështetur NOA-në greke në njërën anë, dhe në anën tjetër kompanitë serbe, me prejardhje të sistemit represiv serb, argumentojnë se pse Kurti nuk lejoi ndërtimin e projekteve që e pavarësojnë Kosovën nga energjia e huaj!

Madje dhuratat energjetike për grekë e serbë, e shpjegojnë se pse ai është kujdesur, që të rriten shpenzimet energjetike në Kosovë duke subvencionuar `edhe qytetarët me klima dhe shpenzues të tjerë të energjisë elektrike!

Kjo që po bën Kurti është tmerrësisht e tmerrshme!

Prokuroria duhet ta hetojë urgjentisht edhe këtë skandal, sikurse edhe atë me NOA e të tjera!


Go to TOP