Nagavci: Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimor të vaksinuar me të dy dozat

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje të gjithë mësimdhënësve që ta marrin vaksinën kundër virusit korona.

Nagavci thotë se MAShT-i është duke planifikuar që vitin e ri shkollor ta fillojnë me pjesëmarrje të plotë fizike, andaj stafi arsimor sipas saj duhet të jenë të përgatitur dhe të vaksinuar.

“Dëmet e shkaktuara në arsim nga pandemia janë evidente dhe shumë dimensionale prandaj, na duhet mobilizim i të gjithëve që të arrijmë përmirësim të gjendjes dhe rezultatet e synuara”.

“Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimor të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër Covid-19. Fatmirësisht ka mjaftueshëm vaksina të cilat janë të aprovuara dhe të sigurta”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në facebook.

Go to TOP