Nagavci nga Spitali i Pejës: Të vihet sa më shpejt krimineli përpara drejtësisë

Ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga organet e rendit që të zbardhet sa më shpejt rasti në Gllogjan të Deçanit, ku janë mbetur të vdekur tre persona.

Nagavci, me anë të një konference për medie të mbajtur në Spitalin Rajonal të Pejës, ka thënë se si institucione po bashkërendojnë veprimet me ato të sigurisë.

“Sonte është një natë e rëndë, një trhsimt e dhimbje e madhe për tëgjithë kosovarët. Rasti kriminal na trondit të gjithëve. Për fat të keq, dy nga viktimat kanë qenë fëmijë. Pacienti apo më mirë themi viktima e tretë fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ajo në konferencë.

“Edhe organet e vendit po bëjnë përpjekje maksimale që ta vendosin kriminelin para drejtësisë. Besojmë e angazhohemi si qeveri dhe si institucione të Republikës e Kosovës që sa më parë krimineli të vihet para drejtësisë e të mos kemi më raste të tilla”, shtoi tutje Nagavci. 

Go to TOP