Nagavci kërkon të miratohet Statutit i ri i Universitetit Publik

Në komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport u shqyrtua vendimi i Qeverisë për miratimin e Statutit të ri të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”,

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Tenkologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se duke pasur parasysh rëndësinë e këtij statuti dhe nevojën emergjente për intervenime duhet të bëjmë përmirësime të perfomancës në arsimin e lartë.

Ajo i ka ftuar anëtarët e Komisionit që ta miratojnë sa më parë këtë statut edhe të hapin, sipas saj, rrugë për ndryshime të rëndësishme.

“Me aq sa ka kam pa unë personalisht dhe me diskutimet që i kemi pasur në lidhje me statutin jemi shumë të lumtur që ky statut sjell një mori vendimesh e reformash që do të ndikojnë direkt në përmirësimin dhe cilësinë e punës së Universitetit të Prishtinës dhe besoj pas kësaj jemi duke pritur të filloj një proces i statuteve tjera të universiteteve publike. Besoj që kjo sjell përmirësimin e punës në arsimin e lartë dhe një performancë më të mirë. Me aq sa jam në njohuri është marrë për bazë dhe është shqyrtuar i gjithë legjislacioni që është në fuqi. Duke parasysh rëndësinë e këtij statuti duke pasur parasysh nevojën emergjente për intervenime ne si ministri si qeveri si kuvend duhet të bëjmë përmirësime të perfomancës në arsimin e lartë. Por ju ftoj, ju lus ta miratoni sa më parë këtë statut edhe të hapni rrugë për ndryshime tejet të rëndësishme”, ka thënë Nagavci.

Nga ana tjetër rektori i UP-së, Qerim Qerimi ka thënë se statuti i fundit ai që është në fuqi i universitetit është miratuar në vitin 2012, ka 12 vite që kur është miratuar statuti fundit. Sipas tij janë marrë statutet e universiteteve evropiane që kanë shërbyer në rradhë të parë si model dhe ekspertët janë përqendruar kryesisht në identifikimin e ndryshimeve dhe potësimeve që kanë pësuar statutet e këtyre universiteteve.

Go to TOP