Nagavci ia përmend PDK-së kohën kur qeverisnin në MAShT qeverisnin: Dëmtuat buxhetin e Kosovës

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se për më shumë se dhjetë vjet fëmijët e Kosovës kanë mësuar në tekste shkollore të cilat kanë pasë pasaktësi shkencore, gabime drejtshkrimore, diskriminim në baza gjinore dhe shumë lëshime të tjera që kanë ngritur paragjykime dhe steorotipe.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ajo ka akuzuar partitë opozitare se kur ishin në pushtet nuk kanë punuar në drejtimin e duhur për ndryshimin e gabimeve që ishin në tekste shkollore.

“Përveç gabimeve në legjislacion dhe përmbajtje ka pasë dhe është raportuar në vazhdimësi për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të buxhetit ndër vite të procesit të furnizimit të shkollave me libra. Kemi raportime se në hapësira shkollore ka libra që janë të hedhura gjithandej. Po ashtu kemi tri raportimeve të Zyrës së Auditorit për keqpërdorim të parave”, ka thënë Nagavci.

Nagavci ka akuzuar edhe Partinë Demokratike e Kosovës e cila ka kërkua formim të Komisionit Hetimore Parlamentar për furnizimin me librat shkollorë të nxënësve shtatorin e vitit të kaluar.

“Edhe PDK-ja që po kërkon formimin e këtij komisioni të cilin e pres me padurim ta themeloni, është një artikull i viti 2013 ku thuhet se gjysmë milionë libra në depo e podrume të shkollave, ceket nga porosia dhe prodhimi i tepërt i librave shkollor buxheti i Kosovës është dëmtuar më shumë se një milion euro dhe kjo përfshin vetëm gjashtë shkolla jo në të gjitha shkollat, pra në gjashtë shkolla që e ka bërë Zyra e Auditorit e Përgjithshëm për vitin 2013, për krejt këto kam qenë e vetëdijshme edhe unë, kemi qenë kritik ndër vite”, ka thënë Nagavci.

Go to TOP