‘My AI’ në Snapchat publikoi këtë story të pazakontë dhe përdoruesit janë të tmerruar

Përdoruesit e Snapchat janë shprehur të habitur kur zbuluan se ‘My AI’ po postonte ‘story’, të cilat supozohet të jenë të aksesueshme vetëm për përdoruesit e rregullt. Madje shumë njerëz janë të shqetësuar për këtë ngjarje të çuditshme.

Snapchat na lejon të publikojmë “stories”, ashtu si rrjetet e tjera sociale; ‘Story’-t janë në thelb foto spontane të disponueshme për t’u parë për 24 orë. Megjithatë, përmbajtja e postuar nga roboti po merr gjithashtu vëmendje, pasi “My AI” i Snapchat dukej si një përdorues i vërtetë

6 Taboo Things That Might Actually Save Your Relationships

LEARN MORE

Sipas raportimeve, ‘chatbot’ postoi një ‘story’ në të cilën dukej një mur me dy ngjyra. Përveç kësaj, përdorues të shumtë në mbarë botën kanë deklaruar se funksioni ‘My AI’ i Snapchat nuk është i disponueshëm ose nuk funksionon më për ta. Sa herë që ata i drejtohen “My AI”, raportohet se ka një gabim, ose është shumë i zënë.

Disa përdorues të Snapchat në Shtetet e Bashkuara postuan gjithashtu pamje nga ekrani në lidhje me AI-n e tyre të Snapchat, të cilave u përgjigj me fjalë të papërshtatshme.

Go to TOP