Musmurati: Prishtinës po i shtohen edhe pesë shkolla të reja

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja e re për ndërtimin e 5 shkollave të reja në Kryeqytet.

Musmurati njoftoi që shkollat e reja do të ndërtohen në lagjet Arbëria, Mati 1, Kalabria, Qendër dhe Veternikm.

“Modelin e partneritetit publiko-privat të filluar më herët për ndërtimin e shkollave, po e zgjerojmë edhe për pesë shkolla të reja. Nënshkruam marrëveshjen e re me IFC, dhe shkollat e reja do të jenë model sa i përket cilësisë dhe standardeve të ndërtimit. Lokacionet preliminare të shkollave të reja janë në lagjet: Arbëria, Mati 1, Veternik, Kalabri,Qendër”, ka shkruar ajo.

Po ashtu Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës Besianë Musmurati ka bërë të ditur se shkollat e reja do të ndërtohen me partneritet publiko-privat, në bashkëpunim me Bankën e IFC.

Go to TOP