Musliu-Shoshi: Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga Asociacioni
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin veç dorëheqja mundet me të nda nga Asociacioni.
‘’Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga Asociacioni.Marrë parasyshë faktin që nuk ke shpëtim nga kauza që e abuzove ndër vite e që të solli në pushtet, dërgo propozim me parimet. Të gjithë po të mbështesim. Pra, asociacion PA kompetenca ekzekutive, PA u shndërruar në pushtet të tretë, PA cënuar karakterin unitar të Republikës, e gjithmonë duke mbrojtë kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës’’, është shprehur Musliu-Shoshi.
