Musliu: Këtu shihet kush punon për mbrojtjen e vlerave të luftës e kush kundër tyre

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimet Musliu nuk ka gjetur mbështetje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që në buxhetin e vitit 2022 të futet edhe një projekt për ndërtimin e memorialit të akademisë ushtarake të UÇK-së në Açarevë të Skënderajt.

Pas kësaj ajo ka reaguar duke thënë se tash shihet kush punon për vlera të luftës.

“Këtu shihet kush punon për mbrojtjen e vlerave të luftës e kush kundër tyre.”, ka thënë Musliu.

Musliut i është kundërpërgjigjur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Të lutem se akuzat e tilla janë të tepërta se mbrojtja e vlerave të luftës është qe 22 vjet”, tha Konjufca.

Musliu iu përgjigj “Edhe unë thashë që nuk është bërë që 22 vjet dhe është turp për institucionet e Kosovës”.

Ndërsa, Konjufca i tha se duhet të jetë parimore kur akuzon.

“Atëherë akuzat për me qenë parimore duhet me qenë 22 vjeçare”, tha ia duke qeshur.

Go to TOP