Musk është takuar me ambasadorin e Iranit në OKB
Këshilltari i Trump dhe shefi i Tesla-s, Elon Musk, ka pasur një takim me ambasadorin e Iranit në OKB, në Nju Jork. Kjo ndodhi me kërkesë të Musk.
Dy përfaqësues anonimë iranianë i thanë gazetës se takimi që zgjati një orë mes Musk dhe Amir Saeid Iravani, kishte të bënte me mënyrat për të ulur tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Takimi ishte pozitiv dhe do të thoshte “lajm i mirë”, sipas burimeve iraniane.
Stafi i Donald Trump-it nuk komenton nëse ka ndodhur një takim, as Elon Musk, raporton The New York Times.
