Muriqi i rivalizon Lewandowskin e Benzeman

Vedat Muriqi e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri në La Liga.

Sulmuesi kosovar gjatë fundjavës që shkoi e gjeti golin e dytë sezonal nga tri ndeshje të zhvilluara.

28 vjeçari realizoi gol të bukur me kokë ndaj Rayo Vallecanos në fitoren e Mallorcas me rezultat 2:0 në udhëtim.

Paraprakisht, prizrenasi kishte realizuar po ashtu me kokë ndaj Real Betisit një javë më parë.

“Bashkimi dhe shpirti i ekipit. Shkojmë tutje”, ka shkruar ish-futbollisti i Lazios në rrjetet sociale.

E me këtë rast, Muriqi po i rivalizon yjet e La Ligas për çmimin “Pichichi”.

Ai gjendet një gol prapa Karim Benzemas dhe dy gola pas liderit, Robert Lewandowski.

Muriqi synon të vazhdojë me ritëm të njëjtë dhe të shënojë sa më shumë gola.

Synim i tij është që ta shpëtojë edhe këtë sezon Mallorcan pa rënë nga liga.

Ai e pati një gjysmë sezoni fantastik me ekipin ishullor duke i realizuar 5 gola dhe duke i bërë 3 asistime. 


Go to TOP