Murati: Administrata Trump 2 po trondit botën, ndërsa Kosova mbetet indiferente

Aktivisti i çështjes kombëtare, Valon Murati, ka komentuar dinamikën e politikave të administratës së dytë të Donald Trump-it, duke theksuar se SHBA po trondit rendin ndërkombëtar me lëvizje të shpejta dhe të paparashikuara.

Murati vëren se fqinjët e Amerikës janë kapur në befasi, bota arabe është e papërgatitur, Evropa po përballet me kaos dhe Ukraina gjendet në një pozicion pa përgjigje. Në këtë kontekst, ai kritikon qasjen e Kosovës, e cila, sipas tij, po vepron me indiferencë, pa një pozicionim të qartë për të përfituar nga ndryshimet globale.

Sipas Muratit, kjo mungesë e një strategjie të qartë mund ta dëmtojë Kosovën, duke e çuar drejt izolimit, injorimit dhe mungesës së zhvillimit, ndërkohë që vendet e tjera po kërkojnë të përshtaten me realitetin e ri gjeopolitik. /Kosova.info/


Go to TOP