MSH apel për masa mbrojtëse ndaj të nxehtit: Kujdes për punëtorët dhe grupet e rrezikuara
Ministria e Shëndetësisë duke u bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë thirrje për zbatimin e masave mbrojtëse ndaj temperaturave të larta gjatë periudhës 11-15 gusht 2025.
Në njoftim theksohet se temperaturat e larta mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura ose në kushte me temperatura të larta.
MSH ka ftuar të gjitha institucionet publike dhe private që të respektojnë këto rekomandime, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të rrezikuara.
Lista e plotë e rekomandimeve mund të shihet në dokumentin zyrtar të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë. /Kosova.info/
