MPJ-ja e Kroacisë: Dyert e KiE-së duhet të jenë të hapura për Kosovën

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mbeti jashtë agjendës, teksa sot në Torino të Italisë u mblodhën ministrat e jashtëm të kësaj organizate ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar lidhur me këtë duke thënë se Këshilli i Europës duhet të jetë i hapur për vendet që ndajnë vlera të njëjta me të dhe se mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësimin.

“Dyert e Këshillit të Europës duhet të jenë të hapur për anëtarësim të atyre demokracive europiane që ndajnë vlerat e Këshillit të Europës dhe janë të gatshme të përmbushin kriteret e anëtarësimit. Në këtë drejtim, Kroacia mbështet aplikacionin për anëtarësim të Kosovës”, thuhet në reagim.

Go to TOP