Moti sot: Me vranësira e diell por i ftohët, temperaturat deri në -6 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure pritet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell, por i ftohët.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të jenë në mes -2 dhe 0 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga verilindja, kryesisht e lehtë deri në mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Qyteti me temperaturën me të ulët për sot do të jetë Dragashi me -6 gradë Celsius, kurse qytetet me temperaturën më të lartë do të jenë Prizreni dhe Gjakova me -1 gradë Celsius.

Go to TOP