Moti sot me shi i përzier me baltë

Sot në Kosovë parashihet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira, por lokalisht pritet të ketë reshje shiu të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtra, me mundësi që të përcillen me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë gjatë pasdites.

Kështu njofton Meteo Kosova.

“Po ashtu, koncentrimet e pakta të pluhurit saharian do të vazhdojnë të jenë të pranishme mbi vendin tonë, në këtë mënyrë në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë”, thuhet në njoftim.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 15-37 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16 gradë Celsius.

Go to TOP