Moti sot me diell

Kjo javë parashihet të jetë me kushte stabile meteorologjike. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ljo  situatë vjen si rrjedhojë e fushave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi kontinentin Evropian.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka parashikuar mot  me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gardë Celsius. Do të fryjë erë  e lehtë drejtimesh të ndryshme.


Go to TOP