Moti sot dhe nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me temperatura të ulëta.

Sipas njoftimit të IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet ndërmjet 11.13 gradë Celsius.

“Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Në viset malore me lartësi mbi 850m mbi nivel të detit do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Go to TOP