Osmani: Dhuna seksuale në luftë e kryer nga Serbia kishte synim cenimin e dinjitetit njerëzor
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se dhuna seksuale e kryer gjatë luftës nga Serbia kishte për qëllim sulmin ndaj dinjitetit njerëzor dhe shkatërrimin e jetës së viktimave.
Këto komente Osmani i bëri në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, duke theksuar rëndësinë e kujtesës historike dhe drejtësisë për viktimat e kësaj periudhe, duke shpërndarë një sekuencë të fjalimit të saj në OKB
Ajo u shpreh se kujtesa, drejtësia dhe mbështetja për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës mbeten detyrime të përhershme për institucionet dhe shoqërinë.
Osmani theksoi se trajtimi i këtyre krimeve dhe mbështetja e të mbijetuarve duhet të vazhdojë në mënyrë të vazhdueshme, si pjesë e përpjekjeve për drejtësi dhe respektim të dinjitetit njerëzor.
