IHMK: Do të jetë një javë mjaftë dinamike dhe me rënie të temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se pesë ditët e javës së ardhshme do të jenë mjaftë dinamike dhe me rënie të temperaturave.

Në njoftim thuhet se do të ketë mot të vranët, me diell dhe vende-vende riga lokale shiu.

Temperatura minimale do të jetë tetë gradë Celsius, kurse maksimalja do të jetë 28 gradë Celsius.

Më poshtë e keni motin për pesë ditë:

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende -vende të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot kryesisht i vranët dhe me shi. Reshjet e shiut të shoqëruara me rrufe parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

E mërkurë- Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3 m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s.

Kushtet agrometeorologjike do të jenë në përmirësim e sipër duke përfshirë edhe kushtet, hidrike. /Kosova.info/

Go to TOP