Moti në Kosovë/ Temperaturat fillojnë të ulën, vranësira dhe reshje lokale shiu
Kosova pritet të përballet me një ditë me ndryshime të lehta atmosferike.
Temperaturat do të jenë në rënie krahasuar me ditët e mëparshme, duke shënuar një fillim gradual të freskisë vjeshtore.
Në pjesën më të madhe të territorit, qielli do të jetë pjesërisht i vranët, me mundësi për reshje shiu të lehta në disa zona, sidomos në orët e pasdites.
Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 30°C në rajonet më të ulëta, ndërsa në viset malore, termometri do të tregojë më shumë freski, duke zbritur deri në 22°C.
