Mosshpallja e rezultatit të Listës Serbe nga KQZ, Gjuriq: Po ndodh ndërkohë që BE nis heqjen e masave ndaj Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për të mos miratuar shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Listën Serbe.
Gjuriq e konsideron këtë një shkelje të të drejtave politike të qytetarëve serbë në Kosovë. Ai thekson se ky veprim po ndodh në kohën kur Bashkimi Evropian ka nisur procesin e heqjes së masave ndaj qeverisë së Albin Kurtit.
“Veçanërisht shqetësues është fakti se ky veprim po ndodh pikërisht ndërkohë që BE po fillon heqjen e masave kundër qeverisë së Kurtit, një hap që nuk ka ndihmuar në ndalimin e presioneve mbi serbët dhe komunitetet tjera joserbe dhe as në ruajtjen e standardeve demokratike,” ka shkruar Gjuriq.
Ai njoftoi se Serbia do të informojë partnerët ndërkombëtarë dhe do të insistojë në respektimin e të drejtave politike të popullit serb në Kosovë. /Kosova.info/
Одлука Централне изборне комисије у Приштини да не одобри објављивање резултата избора за Српску листу представља још један озбиљан удар на политичка права српског народа на Косову и Метохији.
— Марко Ђурић (@markodjuric) January 31, 2026
Посебно забрињава чињеница да се овакав потез дешава управо у тренутку када Европска…
