“Mos bëjë zhurmë mbrapa”, Gashi kërkon që Haxhiu të largohet nga seanca

Arben Gashi, shef i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, ka kërkuar nga kryesuesja e seancës që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të largohet nga seanca.

Gjatë fjalës së tij, ai i ka kërkuar ministres Haxhiu që të mos bëj zhurmë mbrapa tij.

Ai po ashtu ka thënë se e kupton frustrimin e qeverisë por se nuk e kupton gjuhën e ministres dhe fjalët që kjo e fundit i përdor.

“Albulena, mos bëjë zhurmë prapa, jam duke mbajtur diskutim. Albulena, mundem me ta ndal zhurmën fjalën. Kryetar, krijoji kushtet të mbahet seanca. E kuptoj frustrimin e qeverisë, por s’e kuptoj gjuhën e ministres dhe fjalët që i përdor nga prapa. Kryesuesja duhet ta largonte nga seanca, por s’po e bën në rregull është”, ka thënë Gashi.

Go to TOP