Morina: Kurti pranoi Aneksin e Ohrit vetëm për pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje

Gazetari Idriz Morina ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke e akuzuar se ka pranuar Aneksin e Ohrit vetëm për t’i mundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhje.

Në një postim të tij, Morina ka thënë se Kurti, i cili sot shtiret se “opozita po e do më shumë se ai Kosovën”, ka bërë “kompromise të rënda që dëmtojnë shtetësinë e vendit”.

“Kurti e pranoi Aneksin e Ohrit vetëm që Lista Serbe të merrte pjesë në zgjedhje! Çfarë pazargjie! Sot shtiret sikur opozita po e don më shumë se ai! Lexojeni këtë deklaratë, dhe kuptojeni vet se kush është Albin Kurti,” ka shkruar Morina.

Sipas gazetarit, Kurti ka shkuar aq larg në lëshime sa ka pranuar “kompromisin rrënues të shtetësisë së Kosovës”, ndërkohë që përpjekjet e tij për ta paraqitur këtë si sukses diplomatik janë, sipas Morinës, “vetëm thashetheme të mbështetësve të tij në rrjete sociale”.

Morina ka rikujtuar deklaratën e Kurtit të bërë në vitin 2023, ku ky i fundit pati thënë:

“Komuniteti ndërkombëtar na siguroi se nëse e pranonim Aneksin e Ohrit, ata do të siguronin pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje.” /Kosova.info/


Go to TOP