Moore: Liderët duhet të paraqesin më shumë rezultate, më pak retorikë

Jonathan Moore, ish-drejtor në Departamentin amerikan të Shtetit, tha se politikanët të cilët vërtetë duan tu shërbejnë vendeve të tyre do të duhej ta demonstronin këtë duke paraqitur rezultate, në vend të retorikës.

“Retorika është e lirë, retorika e tërheqë vëmendjen, sjellë kryetituj, njerëzit në shërbimin publik qofshin burokrat siç kam qenë edhe unë më parë, edhe të përzgjedhurit politik do duhej të dalin të thonë ja këtë do ta bëj unë, ky është projekti që do ta nisë, do ta përfundoj, nëse ka nevojë për të bërë një kompromis me situatën e brendshme në një vend, në komunë, në nivel shteti, ose nivel ndërkombëtar dhe është ende pjesë e një rrugëtimi ndaj rezultateve konkrete nga të cilat njerëzit do të ketë përfitim, ia vlen kompromisi”, tha Moore në Rubikon të Klan Kosovës.

Moore shtoi se retorika kombëtare nuk i kontribuon zhvillimit të shtetit.

“E kuptoj që retorika kombëtare se “ne nuk do të themi po, nuk do të pajtohemi me ata”, ofron paraqitjen fillestare që në jemi shumë të fortë, por në fund të ditës nuk po lëvizni përpara, nuk po keni rezultate dhe po bllokoni progresin, kjo në një demokraci siç është ky vend dhe vendet tjera siç do të duhej të ishte Kosova do duhej të ishte një mesazh për njerëzit që kur diçka nuk punon, nuk ka progres do të duhej të ndiqet një rrugë tjetër”, tha Moore.

Go to TOP