Momenti kur Rita Ora mbërrin në Kosovë, prek tokën dhe vë dorën në zemër

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ardhur ditën e sotme (e diel) në Kosovë.

Ajo ishte e shoqëruar nga babai i saj, Besnik Sahatçiu si dhe nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi.

Këngëtarja e famshme u prit nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili solli edhe një video nga momenti kur zbret prej aeroplanit.

Rita nga ana tjetër sapo doli nga aeroplani preku tokën dhe vuri dorën në zemër.

“Oh Zot, faleminderit që jam shqiptare”, u shpreh ajo.

Rama në Twitter, i kthyer në X, shtoi: Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora! Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje. Momente të paharrueshme na presin bashkë”.

Krijuesja e hitit “Anywhere” theksojmë që sot feston ditëlindjen e 33-të.

Go to TOP