Momenti kur Gert Shehut i komunikohet arrestimi në spital (FOTO)

Gert Shehu është i riu që sulmoi dhe goditi me grusht liderin e PD-së, Sali Berisha, gjatë protestës së djeshme.

Mbrëmjen e djeshme31-vjeçarit i është komunikuar arrestimi, teksa ndodhej në spitalin e Traumës.

Siç duket dhe nga foto Shehu shihet me pranga dhe i ënjtur në kokë dhe në trup.

Pritet që agresori të shoqërohet në ambientet e paraburgimit ditën e sotme, ndërsa ende nuk ka dhënë deklarime të plota, por është shprehur se do të flasë në një moment të dytë.

Ngjarja ndodhi në rrugën që lidh selinë e Partisë Demokratike me bulevardin Dëshmorët e Kombit. 

Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat e Berishës  dhe simpatizantët të Partisë Demokratike, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e 31-vjeçarit. Por gjatë këtij momenti ata ushtruan dhunë.

Go to TOP