Modestët e Arabisë Saudite e “disiplinojnë” Argjentinën – e mposhtin 1-2
Arabia Saudite është përkujdesur për befasinë e fazës së grupeve, duke e mposhtur me rezultat 1-2 Argjentinën në Kupën e Botës.
Ndonëse djemtë e Sccalonit e dominuan ndeshjen, ishte skuadra arabe ajo që ishte më pragmatike, duke i shënuar golat.
Për Argjentinën shënoi Messi nga penalltia, ndërsa për mysafirët Al Shehri dhe Dawsari.
Përfundimi i ndeshjes u shoqërua me një episod të pakëndshëm, teksa njëri nga mbrojtësit e Arabisë Saudite u lëndua rëndë, pas një përplasjeje me portierin.
Si përfundim, lojtari doli me vetëdije nga fusha.
Argjentina bën një hap fals në garën për t’i kaluar grupet.
