Situatë e qetë në veri të Mitrovicës

Pas shumë orëve që kur u aktivizua alarmi në veri të Mitrovicës, tani situata është më e qetë.
Alarmi është ndalur, ndërsa qytetarët nuk janë në numër të madh në qendër të qytetit.

Nga Policia e Kosovës pak më parë kanë informuar se sot në veri janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por për fat të mirë nuk ka patur ndonjë person të lënduar.

Këto të shtëna me armë zjarri ishin në drejtim të policisë, ndërsa sipas tyre qytetarët kanë dhënë informacione se disa shqiptarë janë maltretuar nga ana e serbëve.

Tani për tani në veri situata raportohet të jetë e qetë, kurse kryeministri i vendit, Albin Kurti, pak më parë deklaroi se gjatë orëve, ditëve e javëve të ardhshme mund të ketë përkeqësim të situatës.

Për atë çfarë ndodhi sot në veri, kryeministri Kurti ka fajësuar Petar Petkoviq dhe presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

Go to TOP