Erë e fortë në Mitrovicë: Ngritet në ajër pluhuri kancerogjen i mbetjeve industriale
Ditëve të fundit Kosova është përballur me mot të luhatshëm i cili ka sjellë stuhi me shi, breshër por edhe erëra të forta.
Një nga qytetet që kanë qenë cak i këtyre erërave të forta është edhe qyteti i Mitrovicës.
Pikërisht në Mitrovicë sot, një erë e fortë ka bërë që të ngritët në ajër pluhuri kancerogjen i mbetjeve industriale.
Vlen të theksohet se këto mbetja janë jashtëzakonisht të rrezikshme për shëndetin e popullatës dhe prodhimeve bujqësore.
Me këtë gjendje banorët e Mitrovicës përballën sa herë që ka erë.
