Një veturë e tipit Mercedes digjet e tëra në Rrugën e Kombit
Një veturë e tipit Mercedes G-Class është djegur në Rrugën e Kombit.
Përmes një video që është shpërndarë në Facebook shihet se dy persona që kanë qenë afër veturës janë munduar ta shuajnë zjarrin.
Megjithatë pavarësisht tentimeve të personave vetura është përfshirë e tëra nga flakët.
Detaje rreth arsyes së këtij incidenti nuk janë dhënë akoma.
Në videon e shpërndarë nga “Televizioni i Prizrenit”, përveç arsyeve dhe shkatërrimit të veturës, ende nuk dihet as nëse ka pasur persona të lënduar.
