“Manifesta” – rikthimi i hapësirave publike te qytetarët

Duke filluar nga 22 korriku, në kuadër të “Manifestës”, Bienales Evropiane Nomade, në Prishtinë organizohen aktivitete artistike, shfaqje e punëtori të ndryshme.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje që zgjat 100 ditë, është rikthimi i hapësirave publike te qytetarët. Aktivitetet e edicionit të 14-të të “Manifestës” do të mbahen në ish-fabrikën e tullave, në hotelin Grand, në atë që quhet qendër për praktika narrative në ish-bibliotekën “Hivzi Sylejmani” dhe në lokacione të tjera të kryeqytetit të Kosovës.

“Manifesta” ka filluar në fillim të viteve ‘90 si përgjigje ndaj ndryshimeve politike, ekonomike dhe sociale pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe, nga ajo kohë, “Manifesta” është shndërruar në një platformë mobile, që fokusohet në dialogun midis artit dhe shoqërisë në Evropë.

Go to TOP