Deklarata e Escobar për asociacionin, Matoshi: Kosova është terrorizu me parullën “Zajednica nuk kalon”

Gjatë ditës së sotme, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se të gjitha marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen, përfshirë këtu edhe formimin e Asociacionit.
Escobar në deklarimin e tij është shprehur po ashtu se, ai shpreson që deri në fund të muajit të gjendet një rrugë për të vazhduar përpara.

“Dialogu nuk është klinikisht i vdekur, unë nuk jam pjesë e dialogut, Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e dialogut, por ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj që deri në fund të muajit ne do të gjejmë rrugë për të vazhduar. Në të njëjtën kohë, dialogu do të vazhdojë. Të gjitha marrëveshjet do të duhet të zbatohen, përfshirë formimin e Asociacionit”, ka thënë Escobar.

Rreth kësaj ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshit, i cili përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar kohën kur Lëvizja Vetëvendosje, protestonte kundër formimit të asociacionit nën parullën “Zajednica nuk kalon” duke thënë se me këtë parullë është terrorizuar Kosova.

Po ashtu Matoshi, ka cekur deklaratën e Escobar për formimin e asociacionit, duke bërë pyetjen “E tash?’’.

“Me parullën: “Zajednica nuk kalon” asht terrorizu Kosova, janë sulmu institucionet e shtetit, janë hedhë gurë e zjarr mbi policinë… E tash??? I deleguemi amerikan Gabriel Escobar: “Të gjitha marrëveshjet do të duhet të zbatohen, përfshirë formimin e Asociacionit.”, ka thënë Matoshi.

Go to TOP