Bislimi gjen kohë për intervistë për mediumin nga Mikronezia, flet për marrëdhëniet Kosovë-SHBA
“Këtu nuk ka pasur kurrë simpati për Rusinë”, thotë zëvendëskryeministri i Kosovës i ngarkuar për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog. Aty flitet edhe për zhvillimin dinamik të kryeqytetit të Kosovës.
Bislimi për mediumin Wnet deklaron se Kosova është vendi më pro-amerikan në botë.
“Ne mund të jemi kombi më pro-amerikan në botë. Ne u jemi mirënjohës amerikanëve që shpëtuan kosovarët më 1999-ën”, thotë numri dy i qeverisë.
Në të njëjtën kohë, Bislimi thotë se qytetarët e Kosovës nuk i përkrahin veprimet e Rusisë, e cila qysh në fillim ishte kundër aspiratave të Kosovës.
“Këtu nuk ka pasur kurrë simpati për Rusinë. Rusia nuk e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008”, deklaroi ai.
Tutje, Bislimi tha se Prishtina është një nga qytetet me zhvillimin më të shpejt në Evropën Juglindore.
