SPORT

Mkhitaryan i thotë jo ofertës së Romës dhe pranon atë të Interit

Henrikh Mkhitaryan mund të quhet një futbollist i ri i Interit, edhe pse mungon ende zyrtarizimi.

Pas tri viteve të kaluara te Roma, mesfushori armend ka vendosur të largohet duke mos gjetur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj.

Roma i ofroi marrëveshje të re me pagë prej 3,7 milionë euro në sezon plus bonuse që do të arrinte në 4,5 milionë euro.

Armeni nuk e ka pranuar këtë propozim të Giallorosëve dhe ka vendosur të largohet si futbollist i lirë.

Mediat italiane kanë raportuar se 33-vjeçari tanimë ka arritur një marrëveshje me Interin për një pagë prej 4,5 milionë eurove në sezon.

Interesim për mesfushorin kishte shfaqur edhe Olympique Marseille e Tottenham Hotspur, por Inter ishin më të shpejtë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort