Mitrovicë, burri e gërvishti gruan me thikë pas një mosmarrëveshje, ajo e thërret policinë

Një grua në Mitrovicë e ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht, e me pas edhe është gërvishtur me thikë nga bashkëshorti i saj.

Ajo ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Mitrovicë Jugu 18.06.2024-12:40. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht, e me pas edhe është gërvishtur me thikë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Go to TOP