Mitrovicasi bie aksidentalisht në lumin Buna, policia vazhdon kërkimet

Një 65 vjeçar nga Mitrovica dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumin Buna në Shkodër.

Rasti ka ndodhur sot paradite, ndërkaq sipas mediave në Shqipëri policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është angazhuar në gjetjen e trupit të kosovarit. 

“Po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit ‘RENEA”, raportojnë mediat në Tiranë.

Go to TOP