Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Misioni “Truri”: Ish-ministri Latifi mbledh kirurgët

Kirurgu Rifat Latifi, njëherësh kryetar i Kolegjit të Kirurgëve Kosovës la Amerikën për pak ditë për të qenë pjesë e ngjarjes më të madhe të kësaj fushe, kongresit, tashmë i treti më radhë.

Ish-ministri i Shëndetësisë thekson se edhe kur ishte nën petkun politik, por edhe tani vetëm si mjek, misionin e ka të njëjtë atë të rindërtimit të shëndetësisë kosovare dhe forcimit të saj.

Kongresi i Tretë Klinik përveç se ka mbledhur kirurgët shqiptarë nga gjitha trojet dhe ata që janë në mërgatë, ka sjellë edhe të huaj, njofton Klan Kosova.

“Kolegji është bërë një odë akademike për mbledhjen e trunit tonë”, tha Rifat Latifi, Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Ish-ministri Latifi, përmendi edhe disa nga investimet në dy klinikat e QKUK-së, atë të blerjes së pajisjeve dhe instrumenteve në neurokirurgji dhe kirurgji vaskulare, për të cilat thotë se i kishte iniciuar dhe nënshkruar vetë sa ishte ministër.

Kirurgu pranon se më nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti, por në ndonjë rast të mundshëm edhe do ta takojë atë.

Go to TOP