Miratohet Ligji për Rininë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një postimi në faqen zyrtare Facebook, ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Ligjin për Rininë, që për qëllim ka rregullimin e fushës së rinisë në nivel ndërqeveritar dhe ndërsektorial duke i vendosur të rinjtë në qendër të prioriteteve shtetërore.

Sipas ministrisë ligji i ri sjellë:

Themelimin e Agjencisë ekzekutive për Zhvillimin e Rinisë;

Rregullohet puna rinore dhe profesioni i punëtorëve rinor;

Ristrukturohen Këshillat Rinor;

Sigurohet funksionimi i Komisionit Shtetëror për Rini të kryesuar nga Kryeministri;

Strategjia e Rinisë vendoset në nivel shtetëror dhe ndërinstitucional.

Ligji për Rininë përbënë reformën e parë të infrastrukturës ligjore të fushës së rinisë në Republikën tonë dhe reflekton qasjen e re qendrore karshi zhvillimit të rinisë. /Kosova.info/


Go to TOP