Ministrja nga Katari takohet edhe me Kurtin

Kryeministri Albin Kurti e ka takuar sot ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.

“Është kënaqësi e jona që të jemi këtu sot në Kosovë Ne patëm nderin ta takonim zonjën presidente. Diskutuam mbi shumë fusha bashkëpunimi mids Kosovës dhe Katarit, posaçërisht në fushën e mbrojtjes sociale për gratë, fëmijët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara”, ka thënë Al-Misnadi në takimin me Kurtin.

Në anën tjetër, kryeministri ia shprehu mirënjohjen për kontributin e kamotshëm të Katarit për Kosovën.

“Jemi të nderuar dhe të kënaqur që po ju presim në Republikën e Kosovës. Vendi juaj ka kontribuar shumë për Kosovën dhe këtë e vlerësojmë shumë, posaçërisht për kontributin e Katarit për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe ndihmën e përgjithshme që e kemi marrë nga ju gjatë dhe pas luftës, dhe këtu do të doja të përmendja që jemi mirënjohës ndaj Baba Emirit”, ka thënë kryeministri.

Go to TOP