Ministrja austriake e Mbrojtjes, Tanner: Nuk mund të përjashtohen sulmet me raketa në Evropë

Ministrja austriake e Mbrojtjes, Klaudia Tanner, ka bërë të ditur se kontinenti evropian duhet të përgatitet për sulme të ndryshme ajrore.

Në një raport të ministrisë shkruan se sulmet me raketa nuk mund të përjashtohen në Evropë.

“Një numër i madh i raketave me rreze të gjatë dhe raketa të tjera ndodhen në afërsi të Austrisë dhe Evropës”, thuhet në raport.

Në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve ORF, ministrja komentoi “Iniciativën Evropiane të Mburojës së Qiellit” të vendeve evropiane të NATO-s.

Ajo shpreson që shumë shpejt mund të bëhet “European Sky Shield”, pjesë e së cilës është edhe shteti austriak.

“Por kjo nuk do të thotë se ne duhet të ndalemi së mbikëqyri hapësirën tonë ajrore”, tha Tanner.

Ndryshe, Austria është një ndër shtetet që po e ndihmojnë Ukrainën kundër Rusisë. 

Go to TOP