“Nostradamusi i ri” pretendon se këtë vit do të fillojë Lufta e Tretë Botërore

“Nostradamusi i ri” ka bërë një pretendim të frikshëm se një aksident aeroplani do të ndezë Luftën e Tretë Botërore këtë vit.

Craig Hamilton-Parker, i cili është quajtur “Nostradamusi i ri” pasi parashikoi saktë vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, ka parashikuar një përplasje të tmerrshme të aeroplanit në Tajvan që mund të ndezë fillimin e Luftës së Tretë Botërore.

Ai ka parashikuar se do të ndodh një “përplasje” midis dy nëndetëseve ose dy aeroplanëve, raporton themirror.

Craig tha se “incidenti do të shkaktojë një konflikt shumë të madh, i cili do të përfshin Kinën dhe Rusinë”, transmeton Telegrafi.

Tensionet në rajonin aziatik janë rritur kohët e fundit pasi Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj, ndërsa Tajvani pretendon se është një komb i pavarur.

Reklama

Ndërkohë, SHBA po i mban anën Tajvanit, që do të thotë se çdo konflikt midis vendeve aziatike mund të përshkallëzohet në nivele dramatike.

Në mënyrë të frikshme, Craig parashikon se shkalla e konfliktit mund të bëhet mjaft e madhe, madje lufta ruso-ukrainase do të duket e vogël.

“Mendoj se do të jetë një problem serioz. Ukraina do të zbehet në rëndësi në krahasim me këtë. Ndjej gjithashtu se Rusia do të jetë në anën e Kinës. Pra, ky është shqetësimi im kryesor. Megjithatë, në fund të fundit, funksionon mirë. Mendoj se do të përfundojë me një Kinë të re që ndahet në shumë vende. Në vend të një Kine të madhe”, pohoi ai.

Përveç pretendimit të Craig, Nostradamus parashikoi gjithashtu se shumë shpejt mund të ndodh një “luftë e madhe”.

Ndërsa parashikimet e astrologut francez nuk referojnë data specifike, por ka parashikuar një luftë të madhe në vitin 2023.

Në librin e tij të parashikimeve të vitit 1555, Nostradamus shkroi se “Shtatë muaj luftë e madhe, shumë njerëz të vdekur”. 

Go to TOP