Ministria e Kulturës e kujton Erin Godancin: Një prej DJ-ve më të njohur të Prishtinës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka kujtuar Erin Godancin, duke e e cilësuar si DJ-in më të njohur të Prishtinës.

Godanci është kujtuar mbrëmë në një organizim të veçantë nga familja dhe shoqëria e afërt.

Në “Menza Ramiz Sadiku” ku kishte pjesëmarrës të shumtë u fol për jetën dhe krijimtarinë e tij, ndërsa u paraqit “Muzeu i kujtimeve të Erinit”, një koncept përmes të cilit u ekspozuan punimet e ndryshme vizuale të tij, u projektuan batutat dhe momentet e veçanta.

Veprat e tij në format të fotografive të shtypura ishin në shitje dhe fitimet nga shitjet iu dedikuan blerjes së instrumenteve deficitare për shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Erin Godanci do të kujtohet gjithmonë për pozitivitetin, dashurinë për punën që bënte dhe edukatën e lartë që e përçonte me gjithë komunitetin dhe njerëzit përreth. Skenës muzikore dhe shoqërisë sonë i mungojnë shumë performancat e tij.

Go to TOP