Ministria e Financave njofton për ankandin e dytë të letrave me vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 16 shkurt do të mbahet ankandi i dytë për këtë vit.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën 20 milionë euro.

“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Kosova.info/

Go to TOP