Ministri Krasniqi merr mbështetjen e Italisë për procesin e përafrimit të Kosovës në BE

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim ka takuar sekretaren e Komisionit për Bilancin, Donatella Conzatti dhe zëvenëspresidenten e Komisionit të Jashtëm, Laura Gravini me të cilat ka biseduar për temat me interes të ndërsjellë.

Në njoftimin për media thuhet se gjatë këtij takimi u diskutuan tema me interes të ndërsjellët për të cilat parlamenti italian mund të zhvilloj një rol të rëndësishëm në mbështetje të çështjeve si kandidimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, liberalizimi i vizave si dhe konsolidimi i kontekstit socio-ekonomik më fokus investimet.

Ministri Krasniqi theksoi gatishmërinë për të mbështetur kompanitë italiane të cilat planifikojnë të investojnë në tregun e Kosovës, që ofron fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar.

Në njoftim bëhet e ditur se Conzatti theksoi se Italia e mbështet rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt BE-së, ashtu si dhe drejt Këshillit të Evropës, pasi Kosova po dëshmon se është në rrugën e duhur drejt reformave, zhvillimit dhe promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“Kjo duhet të jetë një arsye e mirë për të shtyrë institucionet politike, ekonomike dhe kulturore për të krijuar mundësi të reja për të shkëmbyer përvojat në mes të dy vendeve të cilat jetojnë në simbiozë perfekte”.

Go to TOP