Ministri i Jashtëm ukrainas bën thirrje për tjera sanksione të BE-së ndaj Rusisë

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është takuar me kreun e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, këtë të enjte.

Kuleba bëri thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë, transmeton Klankosova.tv.

“Në Lodz, Josep Borrell dhe unë ramë dakord: lufta totale kundër Ukrainës do të thotë mbështetje totale për Ukrainën. Falënderova BE-në për ndihmën e vazhdueshme të mbrojtjes dhe theksova se sanksionet e ardhshme të BE-së duhet të përfshijnë ato që godasin industrinë e prodhimit të raketave të Rusisë, pasi kjo duhet të ndalet”, shkroi ai në Twitter.

Go to TOP